E dashura e Liam Payne në intervistën e saj të parë pas vdekjes së këngëtarit është shprehur se po lufton për të pranuar që ai nuk është më. Kate Cassidy ka thënë se ka ende ditë më të vështira për ta përballuar pasi nuk e pranon vdekjen e Liam Payne.
“Unë e gjej veten duke folur për të kaq shumë në kohën e tashme. Nuk e ndjej nevojën të korrigjoj veten. Kjo është pjesë e rrugëtimit tim të shërimit. Unë jam ende duke punuar për të pranuar se ai nuk është më këtu,” u shpreh Kate.
Ajo ka thënë se nuk e ka menduar kurrë se do të fliste për të në kohën e shkuar dhe e ka të vështirë ta pranojë.
“Po përpiqem të bëj më të mirën time. Po kaloj ditë të vështira, por jam e rrethuar nga një sistem kaq i madh mbështetjeje dhe kjo më ka ndihmuar shumë, të gjithë miqtë dhe familja ime janë mbështetës dhe më ndihmojnë të jem produktive,” tha ajo.