-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Serbia: U tërhoq nga agjenda kërkesa e Kosovës për status special në KiE

Kryesoret

Serbia deklaroi sot se është tërhequr nga agjenda e Komitetit për Politikë të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, aplikimi i Kosovës për status special në Këshill të Evropës, ka thënë të mërkurën kryetarja e Parlamentit Ana Bërnabiç.

Kërkesa e Kosovës ishte parashikuar në agjendën e takimit të së mërkurës (5 mars), por u tërhoq në nisje të seancës. Në Serbi e kanë cilësuar “lajm të jashtëzakonshëm”. Kryeparlamentarja Ana Bërnabiç ka thënë se tërheqja e kërkesës së Kosovës për këtë status “është fitore e rëndësishme”.

I ftuari special ka kompetenca të kufizuara, sipas rregullores së Asamblesë Parlamentare. Mysafiri special mund të ulet në Asamblenë Parlamentare, por nuk ka të drejtë vote. Kanë të drejtë të mbajnë fjalim me leje të presidentit të Asamblesë.

Kosova i ishte afruar anëtarësimit në Këshill të Evropës vitin e shkuar, por aplikacioni u bllokua pas kërkesës për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit