Ditën e djeshme Parlamenti i Serbisë u trondit nga dhuna dhe tensionet ku u hodhën gaz lotsjellës dhe granata tymuese. Si pasojë u lënduan tre deputete, ku njëra prej tyre është shtatëzënë 8-muajshme dhe në gjendje kritike.
Deputetja Jasmina Karanac u plagos kur u godit në kokë nga një granatë. Ajo u spërkat me sprej dhe u godit në kokë me një shishe, teksa pësoi dëmtime të rënda fizike.
Deputetja tjetër Sonja Ilić, e cila është tetë muaj shtatzënë, u sëmur dhe u transferua në një institucion shëndetësor ku po luftojnë për të dhe për foshnjën e saj.
Në rrjetet sociale po qarkullon një video ku shikohet deputetja e partisë SNS të Aleksandar Vuçiqit, Natasha Jovanoviq, duke pastruar me flamurin e Serbisë një karrige të parlamentit.
Evo velike radikalke i patriJotkinje Nataše Jovanović kako zastavu koristi kao krpu, da očisti stolicu
za svoju zadnjicu. pic.twitter.com/bJHKh3gkAC— Jelena Berar (@BerarJelena) March 4, 2025