Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi përparim në bisedimet me SHBA-në për një takim të mundshëm me presidentin Donald Trump. Ai theksoi se ka pasur “lëvizje pozitive” dhe priten zhvillime të reja javën e ardhshme.
“Ka pasur lëvizje pozitive. Ne presim rezultatet e para javën e ardhshme,” tha Zelensky.
Zelensky shtoi se Andriy Yermak, kreu i shtabit të tij, ka diskutuar me këshilltarin e sigurisë kombëtare të SHBA-së, Mike Waltz, për hapat e ardhshëm drejt paqes.
“Ne diskutuam hapat e ardhshëm drejt një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme,” thotë kreu I shtabit presidencial të Ukrainës, Andriy Yermak në një postim në rrjetet sociale.
Dërgimi i ekipit për takime të ardhshme është planifikuar, ndërsa çështjet e sigurisë dhe marrëdhënieve dypalëshe ishin pjesë e diskutimeve.