Liderët e Bashkimit Evropian kanë miratuar një plan të Komisionit Evropian për të forcuar mbrojtjen e kontinentit, i cili parashikon mobilizimin e rreth 800 miliardë eurosh, përfshirë 150 miliardë euro kredi.
Plani “Riarmatosja e Evropës” do të rrisë ndjeshëm shpenzimet për mbrojtje dhe do të ndihmojë shtetet anëtare të financojnë investimet në fushën ushtarake, duke ofruar gjithashtu mundësi kredie për të mbështetur këto investime.