Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka paralajmëruar nga Durrësi se do të ketë ndëshkim të fortë për çdo person që do të përpiqet të ndërhyjë në procesin zgjedhor. Ai theksoi se qëllimi është që qytetarët e Durrësit të vendosin për të ardhmen e tyre dhe jo bandat që përpiqen të ndikojnë në vota.
Berisha shtoi se vota e qytetarëve nuk duhet të jetë nën ndikimin e grupeve të caktuara, por e bazuar në vullnetin e lirë të secilit. Ai garantoi se çdo ndërhyrje në zgjedhje do të ndëshkohet ashpër, duke e cilësuar këtë si një mision të PD-së për zgjedhjet e 11 majit.
“Ne synojmë të vendosim në piedestal vullnetin dhe fisnikërinë e qytetarëve të Durrësit. Të vendosin ata dhe jo bandat. Unë garantoj se cdo njeri që do ndërhyjë në procesin elektoral në Durrës jashtë ligjit do të marrë ndëshkimin më ekzemplar se për cdo krim tjetër pas zgjedhjeve të 11 majit. Qytetarët e Durrësit duhet të votojnë jo sipas vullnetit të Gjushit apo të kësaj apo asaj bande, por duhet të votojnë sipas vullnetit të tyre dhe jo tu ndikojë kush. Ne do ta përmbushim këtë mision.”