-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrasja e Endri Goxhajt në Memaliaj, gjykata: Arrest shtëpie për Ermal Matajn

Kryesoret

Gjykata e Gjirokastrës ka lënë në masën e sigurisë “arrest shtëpie” Ermal Matajn lidhur me vrasjen e 30 vjeçarit Endri Goxhaj në qëndrën e Memaliajt.

Dyshohet se Mataj ka fshehur armën me të cilën është vrarë Endri Goxhaj.

Hetimet kanë treguar se ngjarja ka nisur nga një konflikt i çastit mes viktimës dhe të plagosurit, ku Endri Goxhaj ka shtënë me armë ndaj Nelës duke e plagosur.

Më pas dy vëllezërit Donaldo Nela dhe Marioldo Nela, të shpallur në kërkim, dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim viktimës, i cili, si pasojë, ka humbur jetën gjatë transportimit në spital.

Deri më tani policia ka vënë në pranga 3 persona ndërsa dy vëllezërit Nela janë shpallur në kërkim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit