-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bisedime paqeje mes SHBA dhe Ukrainës, takimi do të mbahet në Arabinë Saudite

Kryesoret

Zyrtarë të lartë amerikanë dhe ukrainas pritet të takohen javën e ardhshme në Arabinë Saudite për të diskutuar situatën në Ukrainë dhe përpjekjet për paqe.

Takimi, i cili do të mbahet më 12 mars, do të përfshijë Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare, Mike Walz, dhe shefin e shtabit të Volodymyr Zelensky, Andriy Ymaker.

Ky është një hap i rëndësishëm në përpjekjet për të rihapur kanalet e komunikimit midis Shteteve të Bashkuara dhe Ukrainës pas tensioneve të mëparshme.

Mediat raportojnë se ky takim është një mundësi për të diskutuar masat e ardhshme dhe strategjitë për përballimin e krizës dhe stabilizimin e situatës në Ukrainë.

“Zyrtarët e lartë amerikanë dhe ukrainas do të takohen në Arabinë Saudite të mërkurën e ardhshme. “Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Walz dhe shefi i shtabit të Zelensky ranë dakord dje për të mbajtur këtë takim”, shkruante Fox News.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit