Evertoni shfrytëzoi pauzën e Premier Ligës për ndeshjet e Kupës për të zhvilluar një minifazë stërvitore në Abu Dabi, Emiratet e Bashkuara Arabe. Gjatë kësaj periudhe, Armando Broja është rikuperuar dhe ka nisur të marrë ngarkesën e nevojshme për t’u kthyer në fushë.
Rikthimi i tij është planifikuar të jetë gradual, ku minutat e lojës do të merren me kujdes. Broja ka marrë pjesë në stërvitje, por nuk ka kompletuar të gjithë seancën. Ditët e fundit, skuadra e Evertonit është rikthyer në Angli, pasi në fundjavë do të luajë ndaj Uollverhemptonit.
Pritet që Broja të rikthehet në fushë javën tjetër, dhe një aktivizim në ndeshjen e fundit para pauzës do të ishte një sinjal i mirë për të, duke e bërë atë të mundshëm të përfshihet në grumbullimin e Kombëtares për ndeshjet e 17 marsit.