Meteorologia Tanja Porja tha se temperaturta gjatë këtyre ditëve do të jenë të larta me minimumin 4 gradë celcius në zonat malore dhe maksimumi 22gradë celcius në zonat qendrore dhe perëndimore të Shqipërisë.
Porja tha se nga dita e martë e javës së ardhshme do të kthehen reshjet e shiut. Ajo tha se në fillim do të nisin në veri të vendit dhe më pas do të përhapen në të gjithë territorin.
“Diell dhe temperatura të larta sot. Maksimumet ngjiten në 22 apo mbi 22 gradë celcius dhe qytetet më të nxehta për ditët e sotme janë Shkodra, Elbasani, por edhe Berati.
Edhe pjesa tjetër e shtrirjes perëndimore do të shënojë temperatura mjaft të larta në mesditën e sotme, nga 19-21 gradë celcius. Çfarë do të ndodhë në për 5 ditët në vijim.
Mbetet edhe dita e premte në kushtet e motit të kthjellët. Kemi një tjetër rritje të vlerave termike në orët e para të mëngjesit. Ngjitet minimumi në zonat malore në 4 gradë celcius. Ndërsa në zonat e ulëta e bregdet minimalet do të ngjiten nga 10-12 gradë celcius. Maksimumi qëndron rreth 22 gradë celcius.
E shtuna e në vijim, kryesisht fundjava do të ketë shtim të vranësirave në territor. Reshje nuk ka për fundjavën.
Megjithatë nga e premtja deri të djelën termometri luhatet nga 4 deri në 21 gradë celcius. E marta do të sjellë reshjet, fillimisht në veri e më pas në të gjithë territorin. Megjithatë termometri qëndron në vlera të larta”, tha meteorologia Porja.