Kryeministri Edi Rama deklaroi se qeveria është e angazhuar për të përmbyllur me sukses negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Europian, të cilat, sipas tij, pritet të zgjasin për tre vjet.
Ai theksoi se çdo lëkundje në këtë proces mund të jetë “katastrofike” për Shqipërinë dhe se mbështetja për PS është një garanci për të mos humbur mundësinë për të hyrë në BE.
“Duke pasur parsysh që negociatat i hapëm vjet, madje në gjsymën e dytë të vitit të shkuar, negociatat do zgjasin 3 vjet. E pandodhur më parë për të tjerët. Çdo lëkundje është katastrofik për vendin tonë. Një mbështetje për PS, është mbështetje masive për të mos e humbur trenin e historisë, për të arritur në stacion, që ne të hyjmë në BE. Në momentin që mbyllim negociatat, kemi mbaruar punë. Na duhet lidership, stabilitet i plotë. Nuk ka ardhur akoma koha që raporti ynë me BE të jetë i pavarur se kush qeveri në Shqipëri”, theksoi ai.