Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu tha që qeveria ka marrë vendimi përmbylljen e TikTok për 12 muaj. Manastirliu tha se kanë nisur komunikimet me përfaqësuesit e TikTok në mënyrë që të mbyllet dhe të shmangen ndikimet negative.
“Kemi marrë vendimin për marrjen e masave të përkohshme për shmangien e ndikimeve negative të TiKTok. Siç e dini kemi zhvilluar një seri të gjerë konsultimesh me prindërit, 65 mijë të tyre në 1300 takime të realizuara për sa i përket efektve që lidhje me sigurinë e fëmijëve në mjedisin digjital dhe efektet negative të rrjeteve sociale që mund të sjellin në shëndetin dhe mirëqenien psikoemocionale të tyre.Kemi nisur komunikim me përfaqësuesit e TikTok.”, tha Manasirliu.