-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përhapja e fruthit në Teksas thekson rrezikun e hezitimit ndaj vaksinave

Kryesoret

Në shtetin e Teksasit ka ditë që po përhapet sëmundja e fruthit. Fruthi, i cili ishte eliminuar që në vitin 2000 në Shtetet e Bashkuara, po prek sidomos fëmijet e pavaksinuar.

Sekretari amerikan për shëndetin publik, Robert F. Kennedy Jr., një kundërshtar i vaksinave, u shpreh së fundmi mbi vlerat e vaksinës kundër fruthit. Megjithatë, ai nuk u sugjeroi njerëzve që ta bënë vaksinën, duke thënë se ai është “një vendim personal”. Këtë qëndrim po e mbajnë edhe udhëheqësit fetar në zonat ku është përhapur fruthi pasi besimitarët në zonat rurale të Teksasit besojnë se vendimarrja për çështjet shëndetësore i takon vetëm familjes.

Robert F. Kennedy Jr., zyrtari më i lartë shëndetësor i vendit dhe aktivist kundër vaksinave, fillimisht tha se përhapja e fruthit në Teksas “nuk ishte diçka e pazakontë”.

Më vonë, në një opinion në faqen e internetit të rrjetit amerikan “Fox News”, Sekretari Kennedy u shpreh për vlerën e vaksinës. Ai megjithatë nuk u bëri thirrje familjeve që ta merrnin atë, duke e quajtur këtë “një vendim personal”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit