Senati italian votoi dje marrëveshjen e pensioneve me Shqipërinë dhe së shpejti pritet që të futet në fuqi pasi të marrë edhe firmën e fundit të Presidentit për t’u botuar në fletoren zyrtare. Kryeministri Edi Rama e ka përshëndetur vendimin.
“Senati italian miraton marrëveshjen për njohjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore me Shqipërinë🤝
Kjo marrëveshje garanton të drejtat për pensionet e shqiptarëve në Itali dhe italianëve në Shqipëri🙏
🔹 Asnjë vit pune nuk humbet
🔹 Siguri dhe perspektivë e re për thuajse gjysëm milionë shqiptarë dhe 4 mijë italianë
🔹 Përfitime për pension pleqërie, invaliditeti, familjar, sëmundjet dhe papunësinë..
IA DOLËM❤️
Grazie Italia, grazie sorella d’Italia” shkruan Rama.