Policia e Bulqizës ka arrestuar një 30-vjeçar me iniciale J.B. Ai kishte shkelur masën e sigurisë “arrest në shtëpi” të vendosur nga Gjykata e Dibrës për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.
Ndaj 30-vjeçarit rëndon edhe akuza për “Largimin e të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
Ndërsa materialet procedruale i janë referuar Prokurorisë së Dibrës për veprime të mëtejshme.