Policia e Shtetit në Itali ka realizuar një sekuestrim të madh droge, duke arrestuar një shqiptar 42-vjeçar dhe duke sekuestruar 105 kg kokainë të pastër.
Droga, me vlerë disa milionë euro, ishte fshehur në bagazhin e makinës me të cilën i dyshuari po udhëtonte. Pas një qëndrimi nervoz të 42-vjeçarit gjatë hetimeve, hetuesit zbuluan tre thasë të mbushur me kokainë, të cilat ishin të stampuara me figura dhe ankronime që i referoheshin grupeve pritëse.
Operacioni, i koordinuar nga prokurori Luigia Spinelli, është një nga konfiskimet më të mëdha të drogës në rajon.