Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka aktivizuar një portal në faqen e saj për denoncimin e krimeve zgjedhore, në prag të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.
Në rubrikën “Denonco krimin zgjedhor,” SPAK ka theksuar rëndësinë e hetimit dhe ndëshkimit të krimit zgjedhor, duke shpallur gjithashtu një marrëveshje të re me KQZ-në dhe udhëzime për qytetarët se si të kryejnë kallëzimet online.