-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrau veten dhe partneren e tij, motra e Kolë Manajt: Njeriu më i mirë qe ekzistonte

Kryesoret

Disa ditë më parë më 18 shkurt në Shkodër, 34-vjeçari Kolë Manaj qëlloi me plumb në kokë partneren e tij Anila Ndokën. Më pas Manaj vrau dhe veten e tij, ku si pasojë humbi jetë në vendngjarje.

Anila Ndoka luftoi për disa ditë në spital por për shkak të plagës që kishte marrë në kokë nuk mundi që të mbijetojë. 44-vjeçarja la pas tre fëmijë që i kishte nga martesa e saj e parë.

Motra e Kolë Manaj ka reagur në rrjete sociale ku ka publikuar foto me të.

“Engjelli më i bukur në parajsë. Gjysma e shpirtit tim. Shpirti i motrës ti. Ti ishte shpirti më i bukur në botë, e tani je engjëlli më i bukur në botën tjetër.

Njeri më i mirë që ekzistonte. Unë jam krenare për ty shpirti i motrës, edhe do të jem sa të kem jetë të jetoj.

Ti ishte e do jesh në shpirtin e zemrës time”, shkruan e motra e Kolë Manajt.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit