10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

245,975 shqiptarë do të votojnë nga Diaspora, më i vjetri 98-vjeç nga Gjermania

Kryesoret

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi deklaroi sot se janë 245, 975 shqiptarë që jetojnë jashtë vendit që janë regjistruar për të pasur mundësinë të votojnë në zgjedhjet e 11 majit. Shqiptari me moshë më të mëdha që është regjistruar online është një shtetas shqiptar në moshën 98 vjeçare me banim në Gjermani.

“Të gjithë ata që u është refuzuar kërkesa nga KQZ mund të ankohen në gjykatën e Tiranës jo më vonë se data 11 prill. Nga momenti i refuzimit deri më 11 prill mund të paraqesin ankesë një platformë online. Në datën 9 mars shpallet lista paraprake. Nëse shikon pasaktësira lidhur me adresën, qytetari jashtë Shqipërisë mund të paraqesë kërkesë për të saktësuar adresën.

Do të shohim si shkon procesi i regjistrimit e miratimit të listave shumëemërore. Nëse ky proces shkon normalisht, synojmë që mes datës 8- 11 prill të përfundojmë procesin e dërgimit të fletëve të votimit nga jashtë. Në këtë mënyrë votuesit kanë kohë për të plotësuar dhe kthyer mbrapsht në KQZ.

Deri në fund të javës tjetër do të kemi përfunduar procedurat që lidhen me operatorin e shërbimit postar. Do të përzgjedhim një prej operatorëve të njohur ndërkombëtarë e do të kërkojmë që dërgimi dhe kthimi i fletës së votimit të jetë ekspres dhe i gjurmueshëm”, tha Celibashi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit