Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi se në kuadër të fazës përfundimtare të ndërtimit të rrugës “Sheshi Shqiponja-Lumi i Tiranës” (pjesë e Unazës së Madhe), do të realizohet shtresa e asfaltobetonit më 8 dhe 9 mars 2025.
Punimet do të zhvillohen gjatë natës, nga ora 20:00 deri në 06:00, duke bllokuar aksin kryesor nga ish-Sheshi Shqiponja deri tek ura e Lumit të Tiranës, me devijime për trafikun.
8 mars 2025: Punimet do të fokusohen në krahun e djathtë të aksit, duke bllokuar lëvizjen e automjeteve në Tunelet nr.1 dhe nr.2.
9 mars 2025: Punime në krahun e majtë, me devijime për automjetet në nënkalimin e Paskuqanit.