Publikohet dokumenti i plotë për projektin e ujësjellësit të Tragjasit. Sipas dokumentit nga Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve prurjet janë të mjaftueshme për të mbuluar fshatin Tragjasë nga 2 orë në 24 orë, nevojat bujqësore të të gjithë zonës dhe nevojat e industrisë së turizmit në këtë krahinë. Dokumenti thuhet “Theksojmë se diferenca e prurjes minimale prej 700 – 430 = 270 litra/sekondë është e mjaftueshme për të ruajtur mjedisin përreth si prurje ekologjike por gjithashtu edhe për t’u përdorur për vaditjen e tokave bujqësore të fshatit Tragjasë”. Pjesa tjetër e ujit, sipas dokumentit do të kalojë përmes tubave drejt bregdetit për të furnizuar Drimadhesin, Dhërmiun dhe pjesën tjetër të vijës bregdetare.
Del dokumenti/ Projekti për t’i marrë ujin fshatit Tragjas për ta çuar në Dhërmi
