-sidi education-spot_img
32.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Polonia planifikon trajnim të detyrueshëm ushtarak, Tusk nuk përjashton gratë

Kryesoret

Qeveria polake ka njoftuar se po planifikon të vendosë trajnimin ushtarak të detyrueshëm për të gjithë burrat e rritur. Kryeministri Donald Tusk njoftoi se deri në fund të vitit, do të prezantohet një model rekrutimi dhe stërvitjeje për t’u përgatitur për mundësitë e luftës. Ai theksoi se ky model synon krijimin e një rezerve të mjaftueshme përballë kërcënimeve të mundshme.

“Ne do të përpiqemi të krijojmë një kornizë në mënyrë që çdo burrë i rritur në Poloni të ketë stërvitje ushtarake në rast lufte, në mënyrë që rezerva të jetë e krahasueshme dhe e mjaftueshme në lidhje me kërcënimet e mundshme”, theksoi ai sipas BBC.

Tusk po ashtu nuk përjashtoi mundësinë që gratë të përfshihen në trajnimin ushtarak, megjithatë theksoi se për momentin lufta mbetet kryesisht një fushë dominimi nga burrat.

Ai shprehu gjithashtu mbështetje për tërheqjen e Polonisë nga disa konventa ndërkombëtare, si Konventa e Otavës dhe ajo e Dublinit, që lidhen me përdorimin e minave dhe municioneve të thërrmuara.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit