Mijëra protestues janë mbledhur në sheshin “Sintagma” në Athinë për të protestuar kundër qeverisë, duke e akuzuar për përgjegjësi në tragjedinë hekurudhore të Tempe.
Protesta po zhvillohet gjatë debatit në Kuvend mbi mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë së Mitsotakis. Si pasojë e protestës, stacionet e metrosë “Syntagma” dhe “Panepistimio” janë mbyllur, ndërsa janë ndaluar 13 persona.
Protesta të ngjashme po zhvillohen edhe në qytete të tjera të Greqisë.