Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ka reaguar ndaj akuzave se Donald Trump është pro-Rusi, duke thënë se është “marrëzi” të thuhet një gjë e tillë.
Gjatë një takimi me homologun e tij britanik, John Healey, në Pentagon, Hegseth theksoi se Trump mbetet i fokusuar në sigurimin e paqes në Ukrainë, pavarësisht kritikave për marrëdhënien e tij me Vladimir Putinin.
“Presidenti ynë është i interesuar për paqen. Kështu që do të karakterizohemi në një mënyrë ose në një tjetër. Oh, qëndrimi juaj është pro-Rusi ose pro, është gjithë kjo marrëzi.
Presidenti u zgjodh për të sjellë paqe në këtë konflikt dhe ai po punon me të dyja palët në një mënyrë që vetëm presidenti Trump mundet. Të jemi të qartë, vetëm presidenti Trump mund t’i sjellë ata në tryezë për t’i dhënë fund vrasjeve, dhe unë mund t’ju them nga përvoja personale se ai është plotësisht i përqendruar për ta bërë këtë të ndodhë dhe jemi më pranë sot se kurrë më parë falë udhëheqjes së tij.”
Hegseth gjithashtu komentoi se Departamenti i Mbrojtjes po monitoron ngjarjet dhe po punon për krijimin e kushteve për një paqe të qëndrueshme.