Ministria e Punëve të Jashtme të Arabisë Saudite ka mirëpritur takimin e ardhshëm mes delegacionit amerikan dhe atij ukrainas, që do të zhvillohet në qytetin Jeddah javën e ardhshme.
“Ministria e afirmon përpjekjen e vazhdueshme të Mbretërisë për të arritur paqe të qëndrueshme e cila i jep fund krizës në Ukrainë, ndërkohë Mbretëria i ka vazhduar këto përpjekje në tre vjetët e fundit duke qenë mikëpritës i shumë takimeve që lidhen me këtë çështje”, shkruan në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka konfirmuar se do të udhëtojë në Arabinë Saudite për të takuar princin saudit Mohammed bin Salman. Ky takimi vjen pas tensioneve që Zelensky pati me presidentin amerikan, Donald Trump, në Shtëpinë e Bardhë.