Policia italiane ka arrestuar një 25-vjeçar shqiptar në Romë, i cili fshehu kokainë brenda cigareve elektronike.
Ai kishte 200 gramë kokainë të ndarë në doza, gati për shitje. Gjatë kontrollit në dhomën e hotelit, policia gjeti edhe 1 mijë euro dhe materiale për paketimin e drogës.
Hetimet vijojnë për të zbuluar lidhjet e tij me grupe të tjera kriminale.