Myrto Uzuni ka rrëfyer një moment të paharrueshëm të karrierës së tij gjatë kohës që luante për Laçin. Fitorja historike ndaj Anorthosis Famagustas në vitin 2018, që e çoi klubin në raundin e mëtejshëm të Ligës së Europës, është një ngjarje që ai nuk do ta harrojë kurrë.
Goli i tij vendimtar në minutën e 89-të siguroi fitoren 1-0, dhe pas këtij suksesi, Lokomotiva e Zagrebit e transferoi Uzunin, duke i hapur rrugën për karrierën e tij ndërkombëtare.
“Ne luajtëm në Ligën e Europës për herë të parë. Shkuam deri në ‘play-off’, nuk u futëm në grupe, por hera e parë për Laçin. Po vinin nga Lokomotiva e Zagrebit për të më parë. Ishim si klub i vogël dhe menduam se do humbisnim.
Kjo ndeshje ishte 90% mbajta e topit për ta dhe vetëm 10% për ne. Nuk e mbanim topin aspak, skauti që kishte ardhur për mua ishte aty. Ishim në dhomën e zhveshjes dhe më thanë mua se nëse është një lojtar që mund të na kualifikojë sot, je vetëm ti.