Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nga burgu ka uruar vajzat edhe gratë për 8 Marsin.
“Një urim nga zemra për të gjitha vajzat, gratë dhe nënat shqiptare: GËZUAR 8 MARSIN!
Asnjë fjalë nuk arrin dot të shprehë të gjithë mirënjohjen për sakrificat e panumërta të tyre për familjen, të cilën ato e mbrojnë duke lartësuar vlerat e saj themelore, të rrezikuara sot më shumë se kurrë më parë nga axhendat antikombëtare sorosiste të “Prindit 1 – Prindi 2” dhe shpopullimit dramatik të Shqipërisë.
Fuqizimi ekonomik dhe shoqëror i gruas shqiptare është prioritet madhor i Partisë së Lirisë, që do ta bëjë Shqipërinë shumë më të zhvilluar, më njerëzore, më të drejtë dhe më të lumtur.
Më 11 Maj, nëpërmjet “Aleancës për Shqipërinë Madhështore” jam i bindur se zëri juaj do të dëgjohet më fort se kurrë për të mirën e familjes dhe të të gjithë shoqërisë tonë” shkruan Meta.