-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tërhiqet gjyqtari, Gjykata e Lartë shtyn vendimin mbi rekursin e Veliajt dhe Xoxës

Kryesoret

Gjykata e Lartë ka shtyrë shqyrtimin e rekursit të paraqitur nga Arbër Veliaj dhe Ajola Xoxa, të cilët kundërshtojnë kontrollet e kryera në banesat dhe bizneset e tyre më 6 dhjetor të vitit të kaluar.

Sipas njoftimit në faqen zyrtare të Gjykatës së Lartë, një nga tre gjyqtarët e caktuar për shqyrtimin e çështjes ka kërkuar të tërhiqet për shkaqe papajtueshmërie. Trupa gjykuese përbëhej nga Ilir Panda si relator dhe Albana Boksi e Medi Boci si anëtarë.

Seanca ishte planifikuar të zhvillohej më 6 mars, por u shty për një datë të mëvonshme.

Ndërsa kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj do të paraqitet më 11 mars para Gjykatës së Posaçme të Apelit, ku do të kërkojë masë më të butë sigurie. Çështja e tij do të shqyrtohet nga gjyqtari Engert Pëllumbi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit