Dëmtimet vazhdojnë të shtohen tek Interi. Pas fitores 3-2 me përmbysje ndaj Monzës, në infermieri ka përfunduar futbollisti Piotr Zielinski.
Ai u aktivizua në minutën e 70-të, por u dëmtua pas vetëm 3 minutave lojë, duke u larguar nga fusha. Pas ndeshjes, mesfushori u pa të largohej nga stadiumi me paterica.
Shqetësime shfaqi edhe sulmuesi Lautaro Martinez, pasi kishte probleme në kofshën e majtë.
Ndaj holandezëve do të vazhdojnë të mungojnë për shkak dëmtimi, mbrojtësit e majtë, Dimarco dhe Zalewski.