Komisioni Qendror Zgjedhor i Rumanisë ka ndaluar Calin Georgescu, kandidatin pro-rus të ekstremit të djathtë, të marrë pjesë në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen në maj, pas anulimit të zgjedhjeve të nëntorit ku Georgescu fitoi në raundin e parë. Ky vendim erdhi pas dyshimeve se Rusia kishte ndërhyrë në zgjedhje për të mbështetur Georgescun, i cili mund të apelojë këtë vendim në Gjykatën Kushtetuese.
Vendimi ka shkaktuar zemërim mes mbështetësve të Georgescut, të cilët zhvilluan protesta në Bukuresht. Ata brohorisnin “liri” dhe tentuan të kalonin pengesat e sigurisë para Komisionit Zgjedhor. Georgescu është gjithashtu nën hetim për disa vepra penale, duke përfshirë anëtarësimin në një organizatë fashiste dhe për shpërndarjen e informacionit të rremë për financimin e fushatës.