-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

KQZ publikon listën paraprake e zgjedhësve nga jashtë, ja ku dhe si mund të verifikoni emrin tuaj

Kryesoret

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar listën paraprake të zgjedhësve nga jashtë, të cilëve u është pranuar kërkesa për tu regjistruar në platformën PER.

Këta zgjedhës kanë mundësi që nga data 9 deri me 10 mars të kërkojnë çrregjistim nga lista e zgjedhësve, në rast se do të jenë në Shqipëri në ditën e zgjedhjeve në 11 maj.
Gjithashtu mund të ribëjnë edhe njëherë kërkesën nëse kanë ndryshuar vendqëndrim pasi u është miratuar kërkesa, duke vendosur adresën e re së bashku me dokumentin provues të adresës.

Po si mund ta gjeni emrin?

KQZ ka hapur një dritare ku votuesi nga jashtë shkruan NID, më pas vendos emrin, mbiemrin, atësinë dhe datëlindjen.

Kujtojmë që për herë të parë në zgjedhjet e 11 majit do të votojnë edhe diaspora shqiptare.

Në total janë mbi 294 mijë shqiptarë me banim jashtë që mund të marrin pjesë në votim më 11 maj, ndërkohë më shumë se 48 mijë kërkesa u refuzuan për shkak të mangësive të ndryshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit