Sulmuesi i Kombëtares Rei Manaj u largua nga fusha në minutën e 9-të gjatë ndeshjes Sivaspor-Goztepe. Manaj u lëndua në fushë pasi u përplas me një futbollist dhe më pas u largua me ambulancë.
Në lidhje me gjendjen e tij ka reaguar klubi ku shprehen se sapo të kenë iformacion të detajuar do ta tregojnë.
“Futbollisti ynë Rei Manaj humbi ndjenjat si pasojë e një përplasjeje me një lojtar kundërshtar në minutën e 3-të të ndeshjes ndaj Göztepe. Pas ndërhyrjes së parë të ekipit tonë mjekësor në fushë, ai është dërguar me ambulancë dhe tashmë është i vetëdijshëm.Pas përfundimit të analizave të nevojshme, informacioni i detajuar për gjendjen shëndetësore të Rei Manajt do të ndahet me publikun. Futbollistit tonë i përcjellim urimet për shërim të shpejtë”, thuhet në njoftimin e klubit turk.