-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Administrata Trump mbyll mbi 80% të programeve të USAID-it

Kryesoret

Administrata Trump ka anuluar më shumë se 80 për qind të programeve të Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) pas një procesi rishikimi gjashtë-javor.
Lajmi u njoftua nga Sekretari i Shtetit Marco Rubio në platformën X.

“Me 5200 kontratat tashmë të anuluara, janë shpenzuar dhjetëra miliarda dollarë në mënyra që jo vetëm nuk i kanë shërbyer, por në disa raste edhe kanë dëmtuar, interesat thelbësore kombëtare të Shteteve të Bashkuara”, shkruante Sekretari Rubio.

Rreth 1,000 programet e mbetura, shkruante ai më tej, do të administrohen tashmë nga Departamenti i Shtetit “në mënyrë më efektive” dhe në konsultim me Kongresin.

Pas marrjes zyrtarisht të detyrës më 20 janar Presidenti Donald Trump, urdhëroi menjëherë një pauzë 90-ditore të ndihmës për vendet e huaja duke e futur atë në një proces rishqyrtimi, për të parë nëse programet përputheshin me politikën e tij të jashtme “Amerika e Para”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit