Një avion me një motor është rrëzuar në Pensilvani, duke shkaktuar një tjetër aksident ajror në Shtetet e Bashkuara.
Pesë pasagjerë të bordit u dërguan menjëherë në spital për trajtim mjekësor. Aksidenti ndodhi pranë një komuniteti pensionistësh, kur aeroplani shpërtheu në flakë pas rrëzimit në një parking.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00, afër aeroportit Lancaster në Manheim Township, por për fat, nuk pati të lënduar në tokë. Ndërkohë, pesë automjete të parkuara janë dëmtuar nga flakët. Autoritetet vijojnë hetimet për shkakun e këtij aksidenti.