Një 51-vjeçar italian, Antonio Goffredo, është arrestuar në portin e Durrësit me qëllim ekstradimin në Venezuelë, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale të mashtrimit. Arrestimi u realizua nga Policia Kufitare, pas informacionit të siguruar nga inteligjenca policore se Goffredo do të udhëtonte drejt Italisë.
Goffredo ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Caracas, pasi në vitin 2017, Gjykata e Caracas kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Mashtrimi”, sipas Kodit Penal të Venezuelës.
Aktualisht, Policia Kufitare e Durrësit ka intensifikuar kontrollin dhe po vijon bashkëpunimin me Interpol Caracas për ekstradimin e tij.