Një bandë kriminale shqiptare, e cila ka grabitur banesat e 49 personazheve VIP në Francë dhe Belgjikë, është çmontuar nga autoritetet franceze.
Në mesin e të arrestuarve janë 7 persona, ndër ta edhe Edison Pula, lideri i dyshuar i grupit, që ishte i kërkuar nga Interpoli. Grupi, i njohur me emrin “Nikla”, ka vjedhur bizhuteri dhe sende luksi, me vlerë rreth 1 milion euro. Mallrat e vjedhura janë shitur më pas në Shqipëri.
Arrestimet u realizuan në janar dhe mars të vitit 2025. Pula, i cili ka një histori arratisjesh, kishte ikur nga një burg italian në qershor 2022.