Një bandë shqiptare grabitësish është kapur në Bolzano, Itali, pas një grabitjeje në seri të hoteleve të zonës.
Policia e Bolzanos ndërhyri menjëherë pas një sinjalizimi dhe ndjeki gjurmët e freskëta në dëborë që çuan drejt një hoteli tjetër.
Gjatë përleshjes me agresorët, dy karabinierët u lënduan dhe kërkuan ndihmë mjekësore.
I treti i bandës, një 26-vjeçar shqiptar, u arrestua, ndërsa dy të tjerë arritën të arratisen. Policia vijon kërkimet për të gjetur bashkëpunëtorët.









