Ish ministri i Financave Arben Malaj në një intervistë në News 24 foli rreth kopshtit “Eden” për investimin 4 milionë dollarë nga qeveria.
Malaj ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po merr vedime personale dhe emocionale pa e vrarë mendjen për realitetin.
Ai komentoi këtë investim me realitetin e shqiptarëve që vuajnë mungesën e ujit të pijshëm.
“Më dhemb kur Rama investon 4 mln dollarë për kopshtin Eden dhe loz atje me peshqit, ndërsa fëmijët e vegjël të Panaja dhe Kërkovës nuk kanë ujë për të pirë. Rama merr vendime emocionale dhe personale. Thotë që është personale, çdo gjë është personale te pjesa ligjore por jo te pjesa politike. Problemi është të mos i zgjidhësh në mënyrë individuale dhe pastaj meqë nuk ke dardha te kopshti Edenit të thuash që ata hanë dardha prapa kurrizit tim, po le të bëjë një kopësht me dardha përpara kryeministrisë e të mos t’i hajë njeri nga pas. Sa të hanë kokrrën e pare, ky t’i kapë”, tha Malaj.
Ai nënvizoi se banorët e fshatrave të Vlorës, në Panja dhe Kërkovë janë lënë pa ujë.