-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rutte: NATO nuk do të lejojë kërcënimin e paqes në Bosnjë

Kryesoret

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte u zotua për mbështetjen “e palëkundur” të tërësisë tokësore të Bosnjës. Rutte në Sarajevë bëri thirrje kundër çdo veprimi që nxit tensione në vendin ballkanik.

“Bosnja dhe Hercegovina mund të mbështetet në përkrahjen e NATO-s, e cila nuk do të lejojë që paqja e fituar me vështirësi të rrezikohet”, tha sekretari Rutte.

“Çdo veprim që dëmton Dejtonin, rendin kushtetues apo institucionet kombëtare është i papranueshëm. Retorika dhe veprimet nxitëse janë të rrezikshme. Ato paraqesin një kërcënim të drejtpërdrejtë për qëndrueshmërinë dhe sigurinë e Bosnjës dhe Hercegovinës”, tha ai.

Sekretari u shpreh se ka dëgjuar se kjo situatë ka shpallur frikën për incidente të tjera me ato të fillimit të luftës në vitin 1992.

“Sigurisht, dëgjoj shqetësime për situatën e sigurisë. Por le të jemi të qartë, ky nuk është viti 1992 dhe ne nuk do të lejojmë të shfaqet një vakum sigurie. Komuniteti ndërkombëtar është këtu dhe i përkushtuar për të vazhduar mbështetjen tonë të fortë, duke përfshirë edhe përmes EUFOR-it dhe NATO-s”, tha Rutte.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit