Ditën e sotme një garnatë dore ka shpërthyer te Liqeni i Badocit. Kjo është konfirmuar nga zëdhësi i policisë së rajonit të Prishtinës Agron Borovci.
Ai tha se policia po vijon punën për trajtimin e rrethanave. Sipas tij mjeti i dyshuar ka qenë një granatë dore.
“Rreth orës 11:30 është pranuar informata se në afersi te liqenit të Badocit është hasur një mjet i dyshimt shpërthyese. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për tu siguruar nga rreziku i shpërthimit eventual. Në vendngjarje kanë dalë edhe ekipet e specializuara të Policisë së Kosovës për menaxhimin e mjeteve shpërthyese, të cilët kanë kryer shpërthimin e kontrolluar dhe mjeti i dyshuar ka rezultuar të kenë qenë një granatë dore. Aktualisht policia po vojon punën e saj për trajtimin e rrethanave që karakterizojnë rastin”, tha Borovci.