Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, do të udhëtojë sot në Arabinë Saudite për të zhvilluar bisedime të rëndësishme me Princin e Kurorës Mohammed bin Salman dhe zyrtarë amerikanë. Këto bisedime pritet të fokusohen në përpjekjet për të përfunduar luftën me Rusinë dhe mundësinë e një marrëveshje për armëpushim.
Pas një periudhe tensioni dhe pas ndalimit të ndihmës ushtarake nga SHBA për Ukrainën, Zelensky shpreson të arrijë një marrëveshje të re për të siguruar mbështetje dhe për të ulur tensionet.
Bisedimet do të përfshijnë gjithashtu diskutime për marrëveshje të mineraleve dhe mundësinë për të hartuar një kornizë për paqe mes dy vendeve.
“Nga ana jonë, ne jemi plotësisht të përkushtuar ndaj dialogut konstruktiv dhe shpresojmë të diskutojmë dhe të biem dakord për vendimet dhe fazat e nevojshme,” komentoi Zelensky për X.
“Propozime realiste janë në tryezë”. “Çelësi është të lëvizësh shpejt dhe me efektivitet,” theksoi ai.