Kryesia e Partisë së Lirisë miratoi sonte vendimin e Ilir Metës për të qenë kandidat për deputet në listën e hapur në qarkun Tiranë.
Meta do të jetë kandidat për deputet në listën e hapur në qarkun Tiranë të koalicionit “Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, në zgjedhjet për Kuvend të datës 11 Maj 2025.
“Kryesia e Partisë së Lirisë miratoi sonte vendimin e Presidentit të Partisë së Lirisë, Z. Ilir Meta për të qenë kandidat për deputet në listën e hapur, Qarku Tiranë, të koalicionit “Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, në zgjedhjet për Kuvend të datës 11 Maj 2025”, thuhet në njoftimin e PL.