-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arritja e marrëveshjes mes SHBA-së dhe Ukrainës, Ursula von der Leyen: Hap drejt një paqeje gjithëpërfshirëse

Kryesoret

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka reaguar pas lajmit nga Arabia Saudite se negociatat mes Ukrainës dhe SHBA-së kanë arritur të formulojnë një plan për armëpushim 30-ditor mes Kievit dhe Moskës.

Ursula von der Leyen në një postim në X shprehet se kjo është një zhvillim pozitiv që mund të jetë një hap drejt një paqeje gjithëpërfshirëse, të drejtë dhe të qëndrueshme për Ukrainën.

“Ne mirëpresim lajmet e sotme nga Jeddah në lidhje me bisedimet SHBA-Ukrainë, duke përfshirë propozimin për një marrëveshje armëpushimi dhe rifillimin e shkëmbimit të inteligjencës dhe ndihmën e SHBA-së për sigurinë.

Ky është një zhvillim pozitiv që mund të jetë një hap drejt një paqeje gjithëpërfshirëse, të drejtë dhe të qëndrueshme për Ukrainën.

Topi tani është në fushën e Rusisë.

BE-ja është e gatshme të luajë rolin e saj të plotë, së bashku me partnerët e saj, në negociatat e ardhshme të paqes.””, shkruan von der Leyen.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit