Barcelona trimfoi 3-1 ndaj Benficas në shtëpi, në sfidën e kthimit për fazën e 1/8-ve.
Në minutën e 11-të Raphinha zhbllokoi rezultatin, ndërsa vetëm 2 minuta më vonë Otamendi barazoi shifrat. Avantazhin e skuadrës së Flick e riktheu Lamine Yamal në minutën e 27-të, me një supergol nga jashtë zone.
Ndërsa në minutën e 42-të, Raphinha kompletoi dopietën personale dhe vulosi rezultatin në 3-1. Kështu në çerekfinalen e Ligës së Kampioneve, Barcelona do të përballet me fituesin e çiftit Lille-Dortmund.