Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, ka theksuar progresin e Shqipërisë në negociatat për anëtarësim në Bashkimin Europian, por ka paralajmëruar se sfida kryesore nuk është hapja e kapitujve, por realizimi i reformave të nevojshme.
Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian, Gonzato theksoi se legjislacioni i Shqipërisë duhet të përputhet me standardet e BE-së.
Silvio Gonzato: Kemi pasur progres në negociatat me BE. Çelja e negociatave për grupkapitullin 2, që është tregu u brendshëm, dhe grupkapitullin 3, që është konkurrueshmëria është gati duke u arritur.
Shqipëria ka çuar qëndrimin e vet negociues 10 ditë më parë dhe BE po përgatit qëndrimin e vet që të organizohet konferenca tjetër ndërqeveritare sa më shpejt të jetë e mundur
Shpresojmë që të gjithë grupkapitujt të hapen këtë vit. Por sfida e vërtetë nuk është hapja e grupkapitujve por kryerja e reformave që janë të domosdoshme në mënyrë që legjislacioni i Shqipërisë të jetë në përputhje me atë të BE në të gjitha fushat.
Ndaj mbështesim objektivin dhe qëllimin e madh të Shqipërisë për të çelur të gjithë kapitujt deri në fund të vitit 2027 dhe për këtë arsye do të keni përkrah delegacionin e BE që do ju shoqërojë në këtë proces por edhe do t’ju monitorojë me një vëmendje të tejskajshme.
Në përgjithësi dëshiroj të theksoj edhe rëndësinë që ka roli dhe puna e zyrës së Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskrimimi, për ti ndihmuar dhe për të promovuar barazinë. Kam besimin qe Kuvendi i ri do të marrë hapat e duhur dhe më në fund do të emërojë Komisionerit të ri, sepse mandati i komisionerit të tanishëm ka kaluar kohë më parë. BE do të mbetet krah jush në mbështetje tuaj.