Joshua Roberts, avokat amerikan, është pjesë e ekipit mbrojtës të kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Pas një takimi me Veliajn në qeli, Roberts nga shkuar për të ndjekur nga afër seancën e apelimit në GJKKO, ku kërkohet lirimi i tij. Ai është shprehur për mediat se është i pranishëm si vëzhgues dhe se do të ofrojë këshilla për avokatët e Veliajt, të cilët kërkojnë lirimin me kusht.
Roberts theksoi se në SHBA, akuzat ngriten vetëm mbi baza të arsyeshme dhe se qytetarët mund të ndalohen para gjyqit vetëm nëse paraqesin rrezik për shoqërinë.
“Jam këtu thjesht në rolin e vëzhguesit. Në Amerikë, sipas Kushtetutës dhe ligjit, akuzat dhe veprat penale ngrihen në bazën e një shkaku të arsyeshëm kur të jetë kryer një krim. Dhe qytetarët që përballen me akuza penale mund të ndalohen para gjyqit vetëm nëse paraqesin rrezik për shoqërinë”, tha nje dite me pare Roberts, pasi takoi Erion Veliajn, i cili theksoi se “do të vëzhgoj argumentet e apelimit në lidhje me lirimin me kusht të kryetarit Veliaj”.









