-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Konkursi Kombëtar i Gjuhës Shqipe, Manastirliu: Pjesëmarrës mbi 11 mijë nxënës

Kryesoret

Konkursi Kombëtar i Gjuhës Shqipe ka nisur zyrtarisht në 700 shkolla të arsimit parauniversitar në të gjithë vendin, me pjesëmarrjen e mbi 11 mijë nxënësve të klasave të nënta. Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, ishte e pranishme në nisjen e konkursit nga shkolla “E Kuqe” në Tiranë, duke theksuar rëndësinë e kësaj nisme për ruajtjen dhe promovimin e gjuhës shqipe.

Ky konkurs zhvillohet për të tretin vit radhazi dhe përfshin shkolla në mbarë Shqipërinë.

“Konkursi Kombëtar i Gjuhës Shqipe tashmë realizohet për të tretin vit radhazi në shkollat 9-vjeçare dhe janë 700 shkolla në të gjithë Shqipërinë që janë pjesë e organizimit të këtij konkursi të madh kombëtar. Më shumë se 11 mijë nxënës ne presim që të angazhohen në këtë garë për të përçuar atë që ne kemi më të shtrenjtë, gjuhën shqipe, pasurinë tonë të madhe, identitetin tonë kombëtar, që na lidh dhe na bashkon.

Gjuha shqipe nuk është thjeshtë një mjet komunikimi, është pasuria jonë më e madhe, ndaj ne duhet ta mbrojmë, ta trashëgojmë, ta flasim bukur atë dhe tema e këtij viti që ne kemi përzgjedhur është “Gjuha Shqipe dhe Kominikimi Qytetar në Epokën Digjitale.

Do të kemi mundësi që të shohim jo vetëm skuadra të mirëpërgatitura të cilat do të garojnë me njëra-tjetrën nëpërmjet elementeve të ndryshëm të këtij konkursi, duke filluar nga poezitë, duke vijuar me kuicet, duke vazhduar me projektet inovative, duke treguar se sa shumë njohuri ju keni marrë për arsimimin tuaj, por nga ana tjetër edhe duke vendosur në këtë garë të madhe në nivel kombëtar të gjitha aftësitë tuaja, kompetencat tuaja dhe çfarë mësuesit u kanë mësuar, por edhe çfarë ju keni eksploruar, çfarë ju keni mësuar gjatë gjithë këtyre viteve për t’i vendosur në këtë arenë të madhe të këtij Konkursi Kombëtar”, tha Ministrja.

Ministrja Manastirliu u shpreh se ky konkurs është një mundësi për të lartëshuar gjuhën shqipe dhe për të inkurajuar nxënësit në zhvillimin e aftësive të tyre gjuhësore.

“Unë jam e bindur që do të fitojnë më të mirët, por ajo që do të fitojë vërtet është gjuha shqipe. Përmes pjesëmarrjes së fëmijëve dhe angazhimit të tyre, gjuha jonë e bukur do të lartësohet edhe më shumë. Suksese të gjithë nxënësve në këtë garë të madhe kombëtare”, ishte urimi i Ministres për të gjithë nxënësit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit