Pas kryebashkiakut të Matit, Agron Malaj ka dhënë dorëheqjen dhe kryetari i Bashkisë Tepelenë, Tërmet Peçi.
Peçi ka disa mandate në krye të bashkisë, kurse Malaj pasi u largua në vitin 2013 nga Garda e Republikës, nisi karrierë politike, pasi u bë pjesë e Partisë Socialiste.
Një nga emrat e përfolur për deputet nga radhët e kryebashkiakëve është edhe Ervin Demo në Berat, njëkohësisht drejtuesi politik i qarkut, që automatikisht përfshihet edhe në listat e mbyllura.