11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Rama: Askush tjetër s’e bën këtë punë, prandaj vazhdoj të jem këtu

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian është një hap epokal që ai ia detyron fëmijëve të Shqipërisë.

Gjatë një deklarate, ai theksoi se vetëm ai dhe Partia Socialiste kanë arritur të krijojnë një marrëdhënie të tillë me Evropën, duke siguruar respekt dhe barazi.

“Është një kapërcim epoka që ia detyroj fëmijëve tanë, nuk ka lidhje fare e lagu nuk e lagu bufi bishtin këtu në Shqipëri, jo PS, jo PD, jo ne e ata, jo bla e bla.

Për sa kohë që nuk jemi aty brenda ka shumë rëndësi se kush qeveris këtu. Këtë raport që kemi vendosur unë dhe PS me Evropën nuk e kemi pasur kurrë, barazi e respekt. Unë e di bëhet kjo unë dhe si mbyllet ky proces, askush tjetër nuk e bën dot. Ndaj jam këtu akoma dhe prandaj duroj lloj kukumjaçke salamandrash e insektesh, dhe prandaj vazhdoj të jem këtu. Ta keni parasysh mirë.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit